Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 3

Ti duhet të mësosh rreth Perëndisë

Ti duhet të mësosh rreth Perëndisë

Për të qenë miku i Perëndisë duhet të mësosh rreth tij. A e dinë dhe a e përdorin miqtë e tu emrin tënd? Po. Edhe Perëndia dëshiron që ti ta dish dhe ta përdorësh emrin e tij. Emri i Perëndisë është Jehova. (Psalmi 83:18; Mateu 6:9) Ti duhet të mësosh edhe çfarë i pëlqen e çfarë nuk i pëlqen Perëndisë. Duhet të dish cilët janë miqtë dhe armiqtë e tij. Për të njohur një person kërkohet kohë. Bibla thotë se është e mençur të lëmë kohë mënjanë për të mësuar rreth Jehovait.​—Efesianëve 5:15, 16.

Miqtë e Perëndisë bëjnë atë që i pëlqen atij. Mendo rreth miqve të tu. Nëse nuk i trajton mirë dhe bën gjëra që ata i urrejnë, a do të vazhdojnë të jenë miq me ty? Sigurisht që jo! Njësoj, nëse dëshiron të jesh mik me Perëndinë, duhet të bësh atë që i pëlqen atij.​—Gjoni 4:24.

Jo të gjitha fetë çojnë në miqësi me Perëndinë. Jezui, i cili është miku më i ngushtë i Perëndisë, foli për dy rrugë. Njëra rrugë është e gjerë dhe është e mbushur me njerëz. Kjo rrugë të çon në shkatërrim. Rruga tjetër është e ngushtë dhe pak njerëz ecin në të. Kjo rrugë të çon në jetën e përhershme. Kjo do të thotë se nëse dëshiron të kesh miqësi me Perëndinë, duhet të mësosh se cila është mënyra e duhur për ta adhuruar atë.​—Mateu 7:13, 14.