Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Majtas: Një vëlla arrestohet ngaqë predikon në Eindhoven, Holandë, 1945; djathtas: A mbrohet ligjërisht e drejta për të predikuar aty ku jeton?

 PJESA 4

Fitoret e Mbretërisë​—Themelojmë ligjërisht lajmin e mirë

Fitoret e Mbretërisë​—Themelojmë ligjërisht lajmin e mirë

 TEKSA predikon shtëpi më shtëpi dëgjon një sirenë që sa vjen e bëhet më e fortë. Kur fillon të flasësh në shtëpinë tjetër, shoku yt i shërbimit shpërqendrohet nga një makinë policie që ndalon aty pranë. Një polic del nga makina, afrohet e pyet: «Ju jeni ata të dy që keni folur derë më derë për Biblën? Na kanë ardhur ankesa!» Me respekt i thua se jeni Dëshmitarë të Jehovait. Çfarë do të ndodhë më pas?

Kjo varet shumë nga e kaluara. Si i ka trajtuar gjatë viteve qeveria e vendit tënd Dëshmitarët e Jehovait? A ka njëfarë lirie fetare? Nëse po, ndoshta kjo lidhet shumë me punën e palodhur që vëllezërit dhe motrat e tua frymore kanë bërë gjatë dekadave «në mbrojtjen dhe në themelimin ligjërisht të lajmit të mirë». (Filip. 1:7) Pavarësisht se ku jeton, mund të jetë shumë besimforcuese të meditosh për fitoret ligjore të Dëshmitarëve të Jehovait. Në këtë pjesë, do të shqyrtojmë disa nga këto fitore të jashtëzakonshme që na sigurojnë prova emocionuese se Mbretëria është reale, pasi nuk do të kishim arritur kurrë kaq shumë vetëm me forcat tona!

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 13

Predikuesit e Mbretërisë paraqesin çështjen në gjyq

Gjykatës në disa gjykata të larta të ditëve tona përvetësojnë pikëpamjen e mësuesit të lashtë të Ligjit, Gamalielit.

KAPITULLI 14

Mbështetim me besnikëri vetëm qeverinë e Perëndisë

«Lumin» e përndjekjes që erdhi mbi Dëshmitarët e Jehovait për shkak të asnjanësisë politike, e ka përpirë një burim i papritur.

KAPITULLI 15

Luftojmë për lirinë e adhurimit

Populli i Zotit ka luftuar për të drejtën që t’i bindet ligjit—ligjit të Mbretërisë së Zotit.