A të kanë thënë ndonjëherë një sekret? . . . * Bibla flet për një sekret të veçantë që quhet ‘sekreti i shenjtë’. Quhet sekret ngaqë njerëzit nuk e dinin. Quhet i shenjtë sepse na e ka thënë Perëndia. Edhe engjëjt donin të dinin më shumë për të. Po ti, a do të dish cili është ky sekret? . . .

Si mendon, çfarë donin të kuptonin engjëjt?

Shumë, shumë kohë më parë, Perëndia krijoi burrin dhe gruan e parë. Ata ishin Adami dhe Eva. Perëndia i vuri të banonin në një vend të bukur që quhej kopshti i Edenit. Nëse Adami dhe Eva do t’i ishin bindur Perëndisë, ata dhe fëmijët e tyre mund ta bënin gjithë tokën një parajsë, si ai kopsht. Dhe mund të kishin jetuar në Parajsë përgjithmonë. Por, a të kujtohet çfarë bënë Adami dhe Eva? . . .

Ata nuk iu bindën Perëndisë. Kjo është arsyeja pse ne nuk jetojmë sot në parajsë. Por, Perëndia tha se do ta bënte të bukur të gjithë tokën, ku njerëzit mund të jetonin përgjithmonë të lumtur. Si do ta bënte këtë? Për shumë kohë njerëzit nuk e dinin këtë. Ishte sekret.

Kur erdhi në tokë, Jezui u mësoi njerëzve diçka më tepër për këtë sekret. U tha se ky sekret fliste për Mbretërinë e Perëndisë. Jezui u tha njerëzve të luteshin që kjo Mbretëri të vinte. Ajo do ta bëjë tokën një parajsë të bukur.

A je i kënaqur që e di këtë sekret? . . . Mos harro se në Parajsë do të jetojnë vetëm ata që i binden Jehovait. Në Bibël ka shumë tregime për burra dhe gra që iu bindën Jehovait. A dëshiron të mësosh për ta? . . . Le të shohim kush ishin disa prej tyre dhe si mund të bëhemi si ata.

^ par. 3 Gjatë këtyre tregimeve, do të vëresh tri pika pas disa pyetjeve. Ky është një moment i mire që të ndalosh dhe ta ftosh fëmijën të përgjigjet