Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 14

Një Mbretëri që do të sundojë mbi gjithë tokën

Një Mbretëri që do të sundojë mbi gjithë tokën

A e gjen dot për cilën Mbretëri po flasim? . . . Po, është Mbretëria e Perëndisë. Ajo do ta bëjë tokën parajsë. A dëshiron të mësosh më shumë për këtë Mbretëri? . . .

Çdo mbretëri ka një mbret, që sundon mbi popullin e vendit të tij. A e di kush është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë? . . . Është Jezu Krishti. Ai jeton në qiell. Së shpejti, ai do të bëhet Mbret mbi të gjithë njerëzit në tokë. A mendon se do të jemi të lumtur kur Jezui të jetë Mbret mbi gjithë tokën? . . .

Çfarë pret me padurim në Parajsë?

Do të jemi shumë të lumtur! Në Parajsë, njerëzit nuk do të zihen dhe nuk do të shkojnë më në luftë. Të gjithë do ta duan njëri-tjetrin. Askush nuk do të sëmuret ose nuk do të vdesë. Të verbrit do të shohin. Atyre që nuk dëgjojnë do t’u kthehet dëgjimi. Dhe ata që nuk ecin dot do të vrapojnë e do të kërcejnë përpjetë. Do të ketë plot ushqim për të gjithë. Kafshët do të jenë miqësore me njëra-tjetrën dhe me ne. Njerëzit që kanë vdekur, do të kthehen prapë në jetë. Do të ringjallen edhe shumë burra e gra për të cilët  ke mësuar në këtë broshurë, si Rebeka, Rahaba, Davidi dhe Elija. A dëshiron t’i takosh kur të rikthehen në jetë? . . .

Jehovai të do dhe dëshiron të jesh i lumtur. Nëse vazhdon të mësosh për Jehovain dhe t’i bindesh, do të jetosh përgjithmonë në një parajsë të bukur! A e dëshiron këtë? . . .