Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 7

A ndihesh ndonjëherë vetëm dhe i frikësuar?

A ndihesh ndonjëherë vetëm dhe i frikësuar?

Shikoje pak djalin e vogël në figurë. Duket i vetmuar dhe i frikësuar, apo jo? A je ndier ndonjëherë kështu? . . . Ndonjëherë, të gjithëve na ndodh. Bibla tregon se edhe disa miq të Jehovait janë ndier vetëm e kanë pasur frikë. Njëri prej tyre ishte Elija. Le të mësojmë diçka për të.

Jezebela donte ta vriste Elijan

Elija jetoi në Izrael shumë kohë më parë, para se të lindte Jezui. Akabi, mbreti i Izraelit, nuk adhuronte Perëndinë e vërtetë, Jehovain. Akabi dhe gruaja e tij, Jezebela, adhuronin Baalin, një perëndi jo të vërtetë. Prandaj, edhe shumica e njerëzve nisën të adhuronin Baalin. Mbretëresha Jezebelë ishte shumë e keqe dhe donte të vriste gjithë adhuruesit e Jehovait; ndër ta ishte edhe Elija. A e di çfarë bëri Elija? . . .

Ai iku me vrap! Shkoi larg në shkretëtirë dhe u fsheh në një shpellë. Pse mendon  se veproi kështu? . . . Po, kishte frikë. Por Elija s’duhej të kishte frikë. Pse? E dinte se Jehovai mund ta ndihmonte. Më parë, Elija e kishte parë sa i fuqishëm ishte Jehovai. Një herë, Jehovai i ishte përgjigjur lutjes së tij duke dërguar zjarr nga qielli. Prandaj, edhe tani Jehovai ishte në gjendje ta ndihmonte.

Si e ndihmoi Jehovai Elijan?

Kur Elija ishte në shpellë, Jehovai i foli dhe e pyeti: ‘Çfarë po bën këtu?’ Ai iu përgjigj: ‘Asnjë nuk të adhuron më. Vetëm unë të adhuroj. Kam ngelur vetëm dhe kam frikë se mos më vrasin.’ Elija mendonte se i kishin vrarë të gjithë adhuruesit e tjerë të Jehovait. Por, Jehovai i tha: ‘Jo, nuk është e vërtetë. Ka 7.000 njerëz të tjerë që më adhurojnë akoma. Bëhu trim! Duhet të bësh edhe shumë gjëra të tjera për mua.’ A mendon se Elija u gëzua kur e dëgjoi këtë? . . .

Çfarë mund të mësosh nga ajo që i ndodhi Elijas? . . . Kurrë nuk duhet të ndihesh i vetmuar ose të kesh frikë. Ke miq që e duan edhe Jehovain, edhe ty. Gjithashtu, Jehovai ka shumë fuqi dhe do të të ndihmojë gjithmonë. Jehovai do të jetë gjithnjë me ty; a je i kënaqur? . . .