ADHURUESIT e vërtetë e dinë se Burimi i dritës të së vërtetës është Jehovai, prandaj luten me zjarr që ‘drita dhe e vërteta’ e tij t’i drejtojë e t’i udhëheqë. (Psal. 43:3) Ndërsa bota dergjet në errësirë të thellë fetare, Perëndia i vërtetë vazhdon ta ndriçojë popullin e tij. Ja pse shtegu i tyre «është si drita e agimit, që ndriçon gjithnjë e më shumë». (Prov. 4:18) Drita gjithnjë e më e fortë që dërgon Jehovai vazhdon ta ndriçojë shtegun e tyre nga ana organizative, doktrinale dhe morale. Cilat janë disa nga bindjet tona që janë qartësuar vitet e fundit?