• LINDUR: 1928

  • PAGËZUAR: 1941

  • TË DHËNA: Shërbeu si shërbëtor dege në Indonezi për më tepër se 25 vjet.

NË ORËT e para të 1 tetorit 1965, në përpjekje për të organizuar një grusht shteti, trupat që kishin lidhje me Partinë Komuniste Indoneziane (PKI) vranë gjashtë nga gjeneralët kryesorë. Qeveria reagoi menjëherë dhe pa mëshirë. Rreth 500.000 veta që mendohej se ishin komunistë u masakruan gjatë asaj që u cilësua si «dhunë e shfrenuar» mbarëkombëtare.

Disa javë pasi dështoi grushti i shtetit, një nga komandantët kryesorë të ushtrisë më tha se emri im ishte në krye të listës së krerëve fetarë të zonës që komunistët kishin planifikuar të asgjësonin. Madje donte të më tregonte se ku ma kishin hapur tashmë varrin, por me mirësjellje nuk pranova. Në atë atmosferë politike tepër të tensionuar, nuk doja të më shihnin me të, pasi kjo do të rrezikonte reputacionin tim si i krishterë asnjanës.