• LINDUR: 1963

  • PAGËZUAR: 1995

  • TË DHËNA: Plak kongregacioni që u kujdes me dashuri për delet gjatë një konflikti fetar në Ambon, pjesë e ishujve Moluku.

MË 19 JANAR 1999 armiqësia gjithnjë e më e madhe mes myslimanëve dhe të krishterëve çoi në shpërthim dhune rreth tre kilometra larg shtëpisë sime. U bë një kaos i vërtetë. *

Pasi sigurova familjen, u telefonova lajmëtarëve të tjerë për të ditur si ishin. I inkurajova të rrinin të qetë e të shmangnin zonat e rrezikshme. Më vonë pleqtë vizituan delet që t’u forconin besimin e t’i nxitnin të mblidheshin për të adhuruar në grupe të vogla.

Zyra e degës dha drejtimin që çdo lajmëtar që jetonte në zona të rrezikshme, të ikte, drejtim që ua përcollëm disa familjeve. Një vëlla që nuk pranoi të largohej, më vonë u vra nga një turmë e armatosur. Ama të gjithë ata që ia vunë veshin drejtimit nga zyra e degës, mbijetuan.

^ par. 1 Ky konflikt bëri kërdinë anembanë provincës së Molukut për më shumë se dy vjet dhe shpërnguli dhjetëra mijë njerëz.