TËRMETET, tsunamet dhe vullkanet shpesh e vështirësojnë jetën në Indonezi. Kur godasin këto katastrofa, populli i Jehovait u shkon menjëherë në ndihmë të prekurve, sidomos bashkëbesimtarëve. Për shembull, në vitin 2005 një tërmet masiv rrafshoi Gunungsitolin, qytetin më të madh në ishullin e Niasit në Sumatrën e Veriut. Kongregacionet në ishullin fqinj të Sumatrës dhe zyra e degës menjëherë dërguan ndihma në zonën e prekur. Mbikëqyrësi qarkor i zonës dhe një përfaqësues nga zyra e degës shkuan me avion në ishull që t’u jepnin zemër e forcë vëllezërve. Një plak në Nias, Juniman Harefa, thotë: «Njerëzit përreth nesh ishin të mpirë nga frika. Por, reagimi i shpejtë nga organizata e Perëndisë na siguroi se nuk ishim vetëm.»