KY ËSHTË një tregim emocionues që flet për gra e burra të krishterë të përulur, të cilët me guxim qëndruan të patundur përballë trazirave politike, konflikteve fetare dhe një ndalimi 25-vjeçar të nxitur nga kleri. Njihuni me një vëlla, emri i të cilit ndodhej në një listë ekzekutimi të komunistëve dhe me një ish-bos të mafias që u bë i krishterë i pjekur. Lexoni historinë prekëse të dy vajzave që nuk dëgjonin, të cilat u bënë shoqe dhe më pas zbuluan se ishin motra. Së fundi, shihni se si populli i Jehovait po përhap me sukses lajmin e mirë mes popullsisë myslimane më të madhe në botë.