TË SHTUNËN, më 7 mars 2015 kongregacionet në mbarë botën filluan një fushatë katërjavore për të ftuar sa më shumë njerëz që të përkujtonin vdekjen e Jezu Krishtit bashkë me ne dhe të dëgjonin fjalimin që shpjegonte si nxjerrim dobi nga vdekja e tij. Miliona ftesa u shpërndanë dorë më dorë, me telefon dhe me postë. Cili ishte rezultati? Dëshmitarët e Jehovait ishin më se të lumtur që të premten, më 3 prill mirëpritën 19.862.783 veta në këtë ngjarje të shenjtë. Tani po bëhet çmos që të gjithë ata që erdhën në Përkujtim, të marrin ndihmën e duhur që të shoqërohen aktivisht me popullin e Jehovait, të adhurojnë Perëndinë e vërtetë dhe të provojnë dashurinë e tij të ngrohtë e bekimet e tij të pasura.Mik. 4:2.