Pasi u çliruan nga faraoni dhe nga ushtria e tij në Detin e Kuq, izraelitët kishin çdo arsye për të falënderuar Jehovain. Edhe ne mund ta falënderojmë me gëzim Jehovain. Vërtet, në rrethana sprovuese mund të ndihemi përtokë fare kollaj. Në momente të tilla, meditimi për bekimet që kemi do të na japë zemër e do të na forcojë.

 Ndër bekimet më të bukura është shpresa jonë e sigurt për çlirim nga çdo gjë që na shkakton dhembje e vuajtje. Pavarësisht nga vështirësitë, e dimë se Jehovai nuk do të na lërë në baltë. Bariu ynë i dashur siguron atë që na nevojitet për t’i shërbyer besnikërisht. Gjithmonë do të jetë «strehë dhe forcë për ne, ndihmë që gjendet me lehtësi gjatë vuajtjeve». (Psal. 46:1) Kur e mbajmë mendjen te këto bekime, i përballojmë më lehtë edhe situatat më ekstreme. Gjatë vitit të ardhshëm le të reflektojmë me gëzim për bekimet dhe të nxitemi ‘të falënderojmë Jehovain, se ai është i mirë dhe dashamirësia e tij zgjat në jetë të jetëve’.Psal. 106:1.