VËLLEZËR e motra të veshur me rroba tradicionale të Sri-Lankës mirëpritën ngrohtësisht 130 delegatë nga 19 vende, për kushtimin e degës në këtë ishull të bukur. Një grup fëmijësh kënduan këngë Mbretërie dhe të gjithë u kënaqën me shfaqjet e mrekullueshme tradicionale, me ushqimin e shijshëm vendës, me muzikën e bukur, si edhe me shoqërinë e ngrohtë të krishterë.

Si godinat e reja, edhe ato të restauruara, iu kushtuan Jehovait të shtunën më 11 janar 2014, teksa auditori me 893 veta ishte krejt i përqendruar te programi në tri gjuhë. Duartrokitjet nuk reshtnin kur Mark Sandersoni i Trupit Udhëheqës pyeti: «A doni t’ia kushtoni Perëndisë Jehova këto godina të sapondërtuara?»

 Ditën tjetër 7.701 veta shijuan një përmbledhje të programit të së shtunës dhe një fjalim nga vëlla Sandersoni, që të jepte zemër. Kjo ngjarje u dëgjua me lidhje telefonike edhe në pesë ambiente të tjera të mëdha në Sri-Lankë. Për herë të parë, falë transmetimeve me video anekënd vendit, vëllezërit e motrat në të gjitha anët e ishullit arritën të shihnin e të dëgjonin njëri-tjetrin teksa këndonin këngët e Mbretërisë. Ky rast historik ishte pa dyshim shkak për «gëzim shumë të madh».Neh. 12:43.