• LINDUR: 1976

  • PAGËZUAR: 1991

  • TË DHËNA: Martini po studionte që të bëhej prift kur mësoi të vërtetën. Që atëherë, ka ndihmuar shumë veta të bëhen adhurues të vërtetë.

U RRITA në një familje katolike shumë fetare, që donte të bëhesha prift. Ndaj, kur isha 12 vjeç, bëra tri kurse me priftërinj të ndryshëm. Më vonë, më 1990, në moshën 14-vjeçare më ftuan në një nga seminaret më të mira të vendit.

Përparova tepër shpejt dhe më thanë se, po të vazhdoja kështu, mund të bëhesha peshkop. Por u zhgënjeva. Në vend që të studionim Biblën, studiuam filozofi njerëzore. Gjithashtu, priftërinjtë ishin të zhytur në imoralitet. Kur më bënë shënjestër të ngacmimeve seksuale, nuk doja t’i shërbeja më Zotit.

Në atë kohë një çift misionarësh takuan llogaritarin e seminarit dhe i dhanë librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Ia mora borxh dhe e lexova fund e krye. Mendova: «Këtë po kërkoja!» E lashë seminarin, nisa studimin  me Dëshmitarët dhe fillova të ndiqja mbledhjet. U pagëzova tetë muaj më vonë, në korrik të vitit 1991. Nisa shërbimin si pionier i rregullt e më pas u martova me një motër pioniere që quhet Maria. Që nga viti 2006 kemi shërbyer si pionierë specialë. Jo vetëm që s’hoqa dorë nga shërbimi ndaj Zotit, por tani dua shumë t’i ndihmoj njerëzit e etur për të vërtetën të bëhen adhurues të Tij të sinqertë.