• LINDUR: 1944

  • PAGËZUAR: 1964

  • TË DHËNA: Një ish-ateist që i ka shërbyer Jehovait 50 vitet e fundit.

KUR isha i ri, u zhgënjeva nga historia plot urrejtje e fesë. Gjithashtu s’e kuptoja pse Zoti nuk u jepte fund varfërisë e padrejtësive ose pse kaq shumë njerëz fetarë nuk e zbatonin atë që thoshte Bibla. Kështu që u bëra ateist dhe mendoja se vetëm revolucioni politik mund ta ndreqte botën.

Më 1962 nisa të lexoja revistën Zgjohuni! Pastaj, më 1963 pranova të studioja Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Mësimet e saj ndikuan shumë tek unë. Kuptova se nuk duhet fajësuar Perëndia për mizoritë e grupeve të ndryshme fetare dhe se ai ka një qëllim të dashur për njerëzit. Dy muaj pasi nisa studimin, fillova t’u tregoja të tjerëve se këtë sistem të korruptuar do ta zëvendësojë Mbretëria  e Perëndisë. U pagëzova në vitin 1964 dhe u caktova pionier special më 1966. Besoj se e vërteta më shpëtoi jetën, sepse mjaft militantë të rinj me të cilët shoqërohesha më parë, ose pësuan një vdekje të dhunshme a u burgosën, ose iu desh të arratiseshin nga vendi. E falënderoj Jehovain që më transformoi nga një ateist të pashpresë në një shërbëtor të Zotit që premton një botë të re të drejtë.

Vëlla Krispini drejton adhurimin e mëngjesit në Bethel