Vendi: Në të dyja shtetet spikatin kënetat bregdetare, savanat, rrafshnaltat e mbjella dhe malet hijerënda në brendësi të vendit. Në Guine burojnë tre prej lumenjve më të mëdhenj të Afrikës Perëndimore: Gambia, Nigeri dhe Senegali.

Popullsia: Sierra-Leone ka 18 fise indigjene. Mendët dhe timnët janë fiset më të mëdha. Kriot, pasardhës të skllevërve të liruar afrikanë, jetojnë kryesisht pranë Fritaunit. Guineja ka mbi 30 grupe etnike e ndër më të mëdhenjtë janë fulanët, mandingot dhe susut. *

 Feja: Rreth 60 për qind e popullsisë në Sierra-Leone janë myslimanë; pjesa tjetër pohojnë se janë të krishterë. Gati 90 për qind e njerëzve në Guine janë myslimanë. Shumica e banorëve të të dyja shteteve praktikojnë edhe fetë tradicionale afrikane.

Gjuha: Çdo grup etnik ka gjuhën e vet. Gjuha e përbashkët në Sierra-Leone është krio, një përzierje e anglishtes dhe e gjuhëve evropiane dhe afrikane. Gjuha zyrtare në Guine është frëngjishtja. Pak a shumë 60 për qind e popullsisë në secilin shtet janë analfabetë.

Jetesa: Shumica e banorëve mbahen me bujqësi. Pothuajse gjysma e të ardhurave të eksportit në Sierra-Leone vijnë nga diamantet lymore. Guineja ka një nga rezervat më të mëdha të boksiteve në botë.

Ushqimi: Një shprehje e zakonshme është: «Nëse s’kam ngrënë oriz, s’kam ngrënë fare sot.» Fufu, maniokë e zier, e bërë si brumë i ngjeshur shpesh shoqërohet me mish, bamje dhe salcë të thartë.

Klima: E nxehtë dhe e lagësht në bregdet. Më e freskët në zonat malore. Gjatë stinës së thatë, harmatani, një erë e thatë sahariane, fryn për ditë të tëra, duke ulur temperaturat e duke mbuluar rajonin me pluhur.

^ par. 4 Disa fise kanë më shumë se një emër.

 

SIERRA-LEONE

GUINEJA

SIPËRFAQJA (kilometra katrorë)

71.740

245.857

POPULLSIA

6.092.000

11.745.000

LAJMËTARË NË VITIN 2013

2.039

748

RAPORTI 1 LAJMËTAR NË

2.988

15.702

PJESËMARRJA NË PËRKUJTIM NË VITIN 2013

8.297

3.609