• LINDUR: 1966

  • PAGËZUAR: 1997

  • TË DHËNA: Refugjat që ndihmoi në ndërtimin e pesë Sallave të Mbretërisë.

NË VITIN 1991, kur ushtarët rebelë pushtuan qytetin tonë Koindunë, në Sierra-Leone, unë dhe gruaja, Sata, ikëm që të shpëtonim. Për tetë vjet kemi banuar në shumë kampe refugjatësh. Kemi vuajtur nga mungesa e ushqimit, sëmundje dhe kemi qenë të rrethuar nga pandershmëria dhe imoraliteti i fqinjëve tanë në kamp.

Në çdo kamp u kërkonim autoriteteve një copë tokë për të ndërtuar një Sallë Mbretërie. Ndonjëherë kërkesa jonë pranohej, por jo gjithmonë. Sidoqoftë, përherë arrinim të kishim një vend ku mblidheshim për të adhuruar Jehovain. Ishim të vendosur që t’i shërbenim atij. Gjatë viteve kemi ndërtuar katër Salla Mbretërie nëpër kampe.

Kur mbaroi lufta s’mund të ktheheshim në shtëpi. Tërë ato vite konfliktesh e kishin rrënuar Koindunë. Kështu na dërguan në një kamp tjetër refugjatësh afër Bout. Atje ndërtuam sallën e pestë me fondet që na dha zyra e degës.