Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 SIERRA-LEONE DHE GUINEJA

Donin ta shikonin

Donin ta shikonin

NË VITIN 1956, vëllezërit në Fritaun shfaqën filmin Shoqëria Bota e Re në veprim. Ata raportuan:

«Morëm me qira sallën më të madhe në Fritaun dhe shpërndamë 1.000 ftesa. Pyetnim veten sa njerëz do të vinin. Gjysmë ore para se të fillonte filmi kishin ardhur vetëm 25 veta. Gjatë 15 minutave pasuese erdhën edhe 100 të tjerë. Pa kaluar shumë, të 500 vendet u mbushën, 100 njerëz ishin të kënaqur të qëndronin në këmbë dhe 500 të tjerë mbetën jashtë pa mundësinë për t’u futur. A do të pritnin që filmi të shfaqej për herë të dytë? ‘Po’,—thanë ata. Dhe kështu bënë, ndonëse jashtë binte shi.»

Ndër vite, mbi 80.000 njerëz anembanë Sierra-Leones kanë parë këtë film dhe filma të tjerë të mrekullueshëm.