«NË VITIN 1987, më shumë se 1.000 delegatë ndoqën Kongresin Krahinor ‘Paqja Hyjnore’ në Gekedu, Guine. Meqë vendi ku do të mbahej kongresi ishte pranë kufirit të Sierra-Leones dhe Liberisë, shumë delegatë nga këto shtete vendosën të bënin vajtje-ardhje çdo ditë. Mirëpo nuk kishin dokumentet e duhura për të udhëtuar. Prandaj vëllezërit përgjegjës biseduan me autoritetet kufitare dhe arritën një marrëveshje. Delegatëve do t’u duhej vetëm një dokument—distinktivi i kongresit. Kur policia kufitare shihte distinktivët ngjyrë portokalli të ndezur, menjëherë ua bënte me shenjë delegatëve që të kalonin.»—Everet Beri, ish-misionar.

Në këtë kongres vëllezërit u kënaqën me ushqimin