Në një vegim, Jehovai i tregoi Ezekielit karrocën qiellore gjigante e cila përfaqëson pjesën e padukshme të organizatës së Tij. Edhe pse jashtëzakonisht e madhe, ajo lëviz me shkathtësi dhe ndryshon drejtim me shpejtësi rrufeje. (Ezek. 1:15-28) Zhvillimet emocionuese gjatë vitit të kaluar të shërbimit tregojnë se edhe pjesa tokësore e organizatës së Perëndisë Jehova është në lëvizje.