Mateu 13:34, 35

PËRMBLEDHJE: Përmirësoje mësimdhënien tënde me ilustrime që janë të thjeshta e tërheqëse për dëgjuesit dhe që u mësojnë atyre pika të rëndësishme.

SI TA ARRISH:

  • Zgjidh ilustrime të thjeshta. Ashtu si Jezui, përdor gjëra të vogla për të shpjeguar gjëra të mëdha, dhe gjëra të thjeshta për të shpjeguar gjëra të vështira. Mos shto hollësi të panevojshme që e ndërlikojnë ilustrimin. Sigurohu që veçoritë e ilustrimit të zbatohen vërtet për pikën që po mëson, që dëgjuesit të mos shpërqendrohen nga elemente pa lidhje.

  • Mbaj në mendje dëgjuesit. Zgjidh ilustrime që përfshijnë aktivitete dhe gjëra që u interesojnë dëgjuesve. Ki kujdes që ilustrimet e tua as të mos i vënë në siklet, as të mos i ofendojnë dëgjuesit.

  • Mësoju dëgjuesve pikën kryesore. Përqendrohu që të ilustrosh pikat kryesore, jo imtësitë. Sigurohu që dëgjuesi të kujtojë jo vetëm ilustrimin, por edhe pikën që mësoi prej tij.