Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 10

Intonacioni

Intonacioni

Proverbat 8:4, 7

PËRMBLEDHJE: Përcilli qartë idetë dhe ngjall emocion duke ndryshuar volumin, tonin dhe ritmin.

SI TA ARRISH:

  • Ndrysho volumin. Ngrije volumin për të theksuar pikat kryesore dhe për t’i motivuar dëgjuesit. Vepro njësoj kur lexon shkrime që përmbajnë gjykime. Ule volumin për të krijuar një ndjenjë pritjeje a për të transmetuar frikë ose ankth.

  • Përdor larmi tonesh. Nëse është e përshtatshme në gjuhën tuaj, ngrije tonin për të shprehur entuziazëm ose për të treguar madhësi a distancë. Ule tonin për të shprehur pikëllim ose ankth.

  • Përdor larmi ritmesh. Fol më shpejt që të transmetosh emocion. Fol më ngadalë për pikat e rëndësishme.