Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 1

Hyrje interesante

Hyrje interesante

Veprat 17:22

PËRMBLEDHJE: Hyrja duhet të ngjallë interes, të nxjerrë në pah temën dhe t’u tregojë dëgjuesve pse ajo temë duhet t’u interesojë.

SI TA ARRISH:

  • Ngjall interes. Zgjidh një pyetje, një thënie, një ngjarje reale ose një lajm që do të jetë me interes për dëgjuesit.

  • Nxirr në pah temën. Sigurohu që hyrja t’ua bëjë të qartë dëgjuesve temën dhe qëllimin e pjesës që po bën.

  • Trego pse është e rëndësishme tema. Përshtate atë që thua me nevojat e dëgjuesve. Dëgjuesit duhet ta kuptojnë qartë si mund t’i ndihmojë kjo temë ata personalisht.