1. Pse e krijoi Perëndia tokën?

Tokën Jehovai ua dha burrave e grave. Kjo është shtëpia jonë. Pra, çifti i parë, Adami dhe Eva, nuk u krijua që të popullonte qiellin, sepse ndërkohë Perëndia kishte krijuar engjëjt për të jetuar në qiell. (Jobi 38:4, 7) Njeriun e parë Perëndia e vuri të jetonte në një parajsë të këndshme, të quajtur kopshti i Edenit. (Zanafilla 2:15-17) Jehovai shpalosi para Adamit mundësinë për të gëzuar jetën pa fund në tokë bashkë me pasardhësit e tij.Lexo Psalmin 37:29; 115:16.

Në fillim, vetëm kopshti i Edenit ishte parajsë. Çifti i parë njerëzor duhej ta mbushte tokën me pasardhësit e vet. Me kohë, duhej të sundonin krejt planetin dhe ta kthenin në parajsë. (Zanafilla 1:28) Toka nuk do të shkatërrohet kurrë. Ajo do të jetë përherë shtëpia e njerëzimit.Lexo Psalmin 104:5.

2. Pse sot toka nuk është parajsë?

Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë Jehova, prandaj ai i dëboi nga Edeni. Ata e humbën parajsën dhe asnjeri nuk ka arritur ta rivendosë. Bibla thotë: «Toka është lënë në dorë të të ligjve.»Jobi 9:24.Lexo Zanafillën 3:23, 24.

A ka hequr dorë Jehovai nga qëllimi që kishte në fillim për njerëzimin? Aspak! Ai është i plotfuqishëm dhe nuk mund të dështojë. (Isaia 45:18) Jehovai do ta kthejë njerëzimin në atë gjendje që kishte ndër mend.Lexo Psalmin 37:11, 34.

3. Si do të rivendoset Parajsa?

Parajsa në tokë do të rivendoset gjatë sundimit të Jezuit si Mbret i Perëndisë. Në një betejë që quhet Harmagedon, Jezui do t’u prijë engjëjve të Perëndisë dhe do të shkatërrojë tërë ata që i kundërvihen Atij. Pas kësaj, Jezui do ta burgosë  për 1.000 vjet Satanain, një krijesë të ligë frymore. Eva nuk iu bind Perëndisë ngaqë e mashtroi ky engjëll i lig. Populli i Perëndisë do t’i mbijetojë shkatërrimit ngaqë Jezui do t’i udhëheqë e do t’i mbrojë. Ata do të gëzojnë jetën e përhershme në Parajsë këtu në tokë.Lexo Zbulesën 20:1-3; 21:3, 4.

4. Kur do të marrin fund vuajtjet?

Kur do t’i japë fund Perëndia ligësisë në tokë? Jezui dha një ‘shenjë’ që do të tregonte se fundi ishte afër. Kushtet e sotme botërore vënë në rrezik mbijetesën e njerëzimit dhe tregojnë se po jetojmë në ‘përfundim të sistemit’.Lexo Mateun 24:3, 7-14, 21, 22.

Gjatë sundimit të tij 1.000-vjeçar nga qielli mbi tokë, Jezui do t’u japë fund të gjitha vuajtjeve. (Isaia 9:6, 7; 11:9) Ai do të shërbejë jo vetëm si Mbret, por edhe si Kryeprift që do të fshijë mëkatet e atyre që e duan Perëndinë. Kështu, me anë të Jezuit, Perëndia do të zhdukë sëmundjet, plakjen dhe vdekjen.Lexo Isainë 25:8; 33:24.

5. Cilët do të jetojnë në Parajsën që presim?

Në Sallën e Mbretërisë, do të takosh njerëz që e duan Perëndinë dhe dëshirojnë të mësojnë si t’i pëlqejnë atij

Në Parajsë do të jetojnë ata që i binden Perëndisë. (1 Gjonit 2:17) Jezui dërgoi dishepujt e tij të kërkonin njerëzit zemërbutë e t’i mësonin si të fitonin miratimin e Perëndisë. Sot, Jehovai po përgatit miliona veta për jetën në Parajsën që presim në tokë. (Sofonia 2:3) Në Sallat e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait, njerëzit mësojnë të jenë burra e baballarë më të mirë, gra e nëna më të mira. Fëmijët e prindërit e adhurojnë Perëndinë së bashku dhe mësojnë si të nxjerrin dobi nga lajmi i mirë.Lexo Mikenë 4:1-4.