1. Cili është lajmi nga Perëndia?

Perëndia dëshiron ta gëzojmë jetën në tokë. Ai e krijoi tokën dhe gjithçka në të ngaqë na do. Së shpejti, do të veprojë që t’u sigurojë një të ardhme më të mirë njerëzve në çdo vend. Do t’i çlirojë nga vuajtjet duke shkulur me rrënjë shkaqet e tyre.Lexo Jereminë 29:11.

Asnjë qeveri nuk ka arritur t’i zhdukë dhunën, sëmundjet ose vdekjen. Por ka një lajm të mirë. Edhe pak e Perëndia do t’i zëvendësojë tërë qeveritë njerëzore me qeverinë e tij. Nënshtetasit e saj do të gëzojnë paqe e shëndet të mirë.Lexo Isainë 25:8; 33:24; Danielin 2:44.

2. Pse është urgjent ky lajm i mirë?

Vuajtjet do të marrin fund vetëm kur Perëndia t’i fshijë nga toka të ligjtë. (Sofonia 2:3) Kur do të ndodhë kjo? Fjala e Perëndisë i kishte parathënë kushtet që po kërcënojnë ekzistencën e njerëzimit. Ngjarjet e ditëve tona tregojnë se është në prag koha kur Perëndia do të veprojë.Lexo 2 Timoteut 3:1-5.

3. Ç’duhet të bëjmë?

Duhet të mësojmë për Perëndinë nga Fjala e tij, Bibla. Ajo është si një letër nga një atë i dashur. Na tregon si të kemi një jetë më të mirë sot dhe si të gëzojmë jetën e përhershme në tokë në të ardhmen. Mbase disa mund të të shohin shtrembër që dikush po të ndihmon të kuptosh Biblën. Por sa keq do të ishte po të lejoje të të ikte nga duart mundësia për një të ardhme më të mirë!Lexo Proverbat 29:25; Zbulesën 14:6, 7.