A i kujton ndonjëherë me mall kohët e bukura që ke kaluar me popullin e Jehovait—një mbledhje kongregacioni inkurajuese, një kongres emocionues, një përvojë të këndshme në shërbim ose thjesht një bisedë të ëmbël me një bashkëbesimtar? Ti nuk e ke harruar Jehovain dhe as ai nuk të ka harruar. Ai e kujton me ëndje shërbimin që i ke bërë me besnikëri dhe mezi pret të të ndihmojë që të kthehesh tek ai.

Jehovai thotë: «Do t’i kërkoj vetë delet e mia dhe do të kujdesem për to. Unë do të kujdesem për delet e mia, si kujdeset bariu për kopenë e tij, ditën kur shkon te delet e tij të shpërndara. Unë do t’i mbledh . . . nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë.»Ezekieli 34:11, 12.