Jehovai e bekoi Solomonin me mençuri të jashtëzakonshme dhe i dha privilegjin të ndërtonte tempullin, por, pak nga pak, ai e la Jehovain. Nëse je prind, shpjegoji fëmijës si e larguan Solomonin nga Perëndia adhurueset e perëndive të rreme. Mbretëria u nda dhe mbretërit e këqij e çuan kombin në apostazi dhe në adhurimin e idhujve. Gjatë kësaj kohe, shumë profetë besnikë të Jehovait u përndoqën dhe u vranë. Mbretëresha Jezebelë e zhyti edhe më shumë mbretërinë veriore në apostazi. Ishte periudhë e errët në historinë e Izraelit. Por, mes izraelitëve, kishte akoma shumë shërbëtorë besnikë të Jehovait, përfshirë mbretin Jehozafat dhe profetin Elija.