Kjo pjesë përfshin historinë e jetës së mbretërve Saul dhe David, histori që zgjati gati 80 vjet. Në fillim, Sauli ishte i përulur dhe i frikësohej Perëndisë, por shpejt ndryshoi dhe refuzoi të ndiqte drejtimin e Jehovait. Jehovai e hodhi poshtë dhe, me kalimin e kohës, udhëzoi Samuelin të miroste Davidin si mbretin e ardhshëm të Izraelit. Sauli xheloz u përpoq shumë herë ta vriste Davidin, kurse Davidi nuk mori kurrë hak. Djali i Saulit, Jonatani, e dinte që Davidi ishte i zgjedhuri i Jehovait, prandaj i qëndroi besnik Davidit. Davidi kreu disa mëkate serioze, por kurrë s’e hodhi poshtë disiplinën e Jehovait. Nëse je prind, ndihmoje fëmijën të kuptojë sa rëndësi ka që gjithnjë të jetë i bindur dhe besnik ndaj Jehovait dhe ndaj atyre që zgjedh Ai për të na drejtuar.