Dy muaj pasi kaluan përmes Detit të Kuq, izraelitët arritën në malin e Sinait. Atje Jehovai bëri një besëlidhje me Izraelin, që të ishte kombi i tij i veçantë. Ai i mbrojti dhe u siguroi çdo gjë që kishin nevojë: manë për të ngrënë, rroba që nuk u vjetruan dhe vende të sigurta për të ngritur kampin. Nëse je prind, ndihmoje fëmijën të kuptojë pse Jehovai u dha izraelitëve Ligjin, tabernakullin dhe priftërinë. Thekso se ka rëndësi të mbajmë fjalën, të jemi të përulur dhe t’i qëndrojmë gjithnjë besnikë Jehovait.