Në vitet pas Përmbytjes, Bibla përmend me emër shumë pak njerëz që i shërbyen Jehovait. Mes tyre ishte edhe Abrahami, i cili u quajt mik i Jehovait. Pse u quajt mik i Jehovait? Nëse je prind, ndihmoje fëmijën të kuptojë se Jehovai interesohet për të personalisht dhe se dëshiron ta ndihmojë. Ashtu si Abrahami e burra të tjerë besnikë, si për shembull Loti dhe Jakobi, edhe ne mund t’i kërkojmë lirisht ndihmë Jehovait. Mund të jemi të sigurt se Jehovai do të mbajë çdo premtim që bën.