Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 4

Zemërimi mund të jetë i rrezikshëm

Zemërimi mund të jetë i rrezikshëm

Pasi Adami dhe Eva dolën nga kopshti i Edenit, patën shumë fëmijë. Djali i parë, Kaini, u bë bujk, kurse djali i dytë, Abeli, u bë bari.

Një ditë, Kaini dhe Abeli i bënë blatime Jehovait. A e di çfarë është një blatim? Është një dhuratë për Perëndinë. Jehovai ishte i kënaqur me blatimin e Abelit, por jo me atë të Kainit. Kjo e zemëroi shumë Kainin. Jehovai e paralajmëroi Kainin se zemërimi mund ta shtynte të bënte diçka të keqe. Por ai nuk dëgjoi.

Në vend të kësaj, Kaini i tha Abelit: «Hajde me mua në fushë.» Kur ishin vetëm atje, Kaini e sulmoi të vëllanë  dhe e vrau. Çfarë do të bënte Jehovai për këtë? Jehovai e dënoi Kainin duke e dërguar larg familjes së tij. Kainit nuk do t’i lejohej të kthehej prapë.

Çfarë mësimi nxjerrim? Mund të nxehemi nëse gjërat nuk shkojnë siç duam. Nëse e ndiejmë se zemërimi po rritet brenda nesh​—ose nëse të tjerët na paralajmërojnë sepse e vërejnë zemërimin tonë—​menjëherë duhet t’i ndreqim dhe t’i kontrollojmë ndjenjat para se ato të na kontrollojnë ne.

Ngaqë Abeli e donte Jehovain dhe bëri çfarë ishte e drejtë, Jehovai e kujton atë gjithmonë. Perëndia do ta sjellë sërish në jetë Abelin kur ta bëjë tokën parajsë.

«Bëj më parë paqe me vëllanë tënd, dhe pastaj, kur të jesh kthyer, paraqit flinë tënde.»​—Mateu 5:24