Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 76

Jezui pastroi tempullin

Jezui pastroi tempullin

Në pranverën e vitit 30 të e.s., Jezui shkoi në Jerusalem. Në qytet kishin ardhur shumë njerëz për të festuar Pashkën. Pjesë të festimit ishin edhe flijimet e kafshëve në tempull. Disa i sillnin vetë kafshët, por të tjerë i blinin në Jerusalem.

Kur Jezui vajti në tempull, pa që aty ca njerëz shitnin kafshë. Ata po fitonin pará tamam në shtëpinë e adhurimit të Jehovait! Si reagoi Jezui? Bëri një kamxhik me litarë dhe dëboi nga tempulli delet e gjedhët. Përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ua derdhi monedhat përtokë. Jezui u tha atyre që shitnin  pëllumba: «Hiqini që këtej këto gjëra! Mos e bëni pazar shtëpinë e Atit tim!»

Njerëzit në tempull u mahnitën me atë që bëri Jezui. Dishepujve iu kujtua profecia për Mesinë: «Do të kem dashuri të zjarrtë për shtëpinë e Jehovait.»

Më pas, në vitin 33 të e.s., Jezui pastroi tempullin për herë të dytë. Nuk do të linte askënd të tregonte mungesë respekti për shtëpinë e Atit të tij.

«Ju s’mund të jeni skllevër edhe të Perëndisë, edhe të Pasurisë.»​—Luka 16:13