Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 MËSIMI 2

Perëndia krijoi burrin dhe gruan e parë

Perëndia krijoi burrin dhe gruan e parë

Jehovai mbolli një kopsht në një vend që quhej Eden. Kopshti kishte shumë lule, pemë dhe kafshë. Pastaj Perëndia krijoi njeriun e parë, Adamin, nga pluhuri i tokës dhe i fryu në vrimat e hundës. A e di se çfarë ndodhi? Ai filloi të jetonte! Jehovai i dha si punë Adamit të kujdesej për kopshtin dhe t’u vinte emra të gjitha kafshëve.

Jehovai i dha Adamit këtë urdhër të rëndësishëm: «Mund të hash fryte nga të gjitha pemët përveçse nga një pemë e veçantë. Nëse ha frytin e kësaj peme, do të vdesësh.»

Më vonë, Jehovai tha: «Do t’i bëj një ndihmëse Adamit.» Ai e vuri Adamin në gjumë të thellë dhe pastaj, me një brinjë të tij, krijoi një grua për të. Ajo u quajt Eva. Adami dhe Eva u bënë familja e parë. Si u ndie Adami për gruan e tij? Ai ishte  kaq i lumtur sa tha: «Shikoni çfarë bëri Jehovai me brinjën time! Më në fund dikush si unë!»

Jehovai i tha Adamit dhe Evës të bënin fëmijë dhe të mbushnin tokën. Ai donte që ata të kënaqeshin duke punuar bashkë ndërsa e kthenin gjithë tokën në parajsë ose në park të bukur, tamam si kopshti i Edenit. Por gjërat nuk shkuan kështu. Pse? Për këtë do të mësojmë më shumë në kapitullin tjetër.

«Ai që i krijoi që nga fillimi, i bëri ata mashkull dhe femër.»—Mateu 19:4