A mendon se Bibla është . . .

  • një libër me mendime njerëzish?

  • një libër me mite dhe legjenda?

  • një libër nga Perëndia?

 BIBLA THOTË:

«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.»2 Timoteut 3:16, Përkthimi Bota e Re.

ÇFARË PËRFITON NGA KJO?

Përgjigje bindëse për pyetjet e rëndësishme të jetës.Proverbat 2:1-5.

Këshilla të besueshme për jetën e përditshme.Psalmi 119:105.

Shpresë të sigurt për të ardhmen.Romakëve 15:4.

 A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?

Po! Ja tri arsye:

  • Harmoni e mrekullueshme. Bibla u shkrua gjatë një periudhe 1.600-vjeçare nga rreth 40 burra. Shumica prej tyre nuk u takuan kurrë me njëri-tjetrin. Prapëseprapë, librat e Biblës nuk bien asnjëherë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Madje, i gjithë libri ka vetëm një temë.

  • Histori e shkruar me ndershmëri. Historianët shpesh i fshehin disfatat e popullit të tyre. Ndryshe nga kjo, shkrimtarët e Biblës kanë dokumentuar me çiltërsi gabimet e veta dhe ato të popullit të tyre.2 Kronikave 36:15, 16; Psalmi 51:1-4.

  • Profeci të besueshme. Rreth 200 vjet para se të ndodhte, Bibla paratha rënien e qytetit të lashtë të Babilonisë. (Isaia 13:17-22) Tregoi jo vetëm si do të rrëzohej, por edhe emrin e pushtuesit të saj.Isaia 45:1-3.

Shumë profeci të tjera të Biblës janë përmbushur deri në detaje. A nuk tregon kjo që Bibla është një libër nga Perëndia?2 Pjetrit 1:21.

 MENDO PAK

Si të ndihmon Bibla të kesh një jetë më të mirë?

Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje tek ISAIA 48:17, 18 dhe te 2 TIMOTEUT 3:16, 17.