Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Kush e sundon sot botën?

Kush e sundon sot botën?

Si mendon, e sundon . . .

  • Zoti?

  • njerëzit?

  • dikush tjetër?

 BIBLA THOTË:

«Mbarë bota është nën pushtetin e Djallit.»1 Gjonit 5:19, Bibla Simon Filipaj.

«Është shfaqur Biri i Perëndisë: për të shkatërruar veprat e djallit.»1 Gjonit 3:8, Diodati i Ri.

KËTO TË VËRTETA TË JAPIN

Shpjegim logjik për problemet në botë.Zbulesa 12:12.

Arsye për të besuar se bota do të përmirësohet.1 Gjonit 2:17.

 A MUND TA BESOSH ATË QË THOTË BIBLA?

Po! Ja tri arsye:

  • Sundimin e Satana Djallit e pret shkatërrimi. Jehovai është i vendosur t’i japë fund pushtetit që ka Satanai mbi njerëzimin. Ai premton ‘të asgjësojë Djallin’ dhe të çrrënjosë plotësisht të këqijat që Djalli ka sjellë.Hebrenjve 2:14, Përkthimi Bota e Re.

  • Zoti ka zgjedhur Jezu Krishtin për të qeverisur botën. Jezui është krejt e kundërta e sundimtarit të tanishëm mizor dhe egoist. Për mbretërimin e Jezuit, Perëndia premton: «Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri. . . . Nga shtypja dhe dhuna, do t’ua shpengojë shpirtin.»Psalmi 72:13, 14.

  • Zoti nuk mund të gënjejë. Bibla e thotë qartë: «Është e pamundur që Perëndia të gënjejë.» (Hebrenjve 6:18) Kur Jehovai premton të bëjë diçka, është punë e mbaruar. (Isaia 55:10, 11) «Sundimtari i kësaj bote do të dëbohet.»Gjoni 12:31.

 MENDO PAK

Si do të jetë bota pasi të zhduket sundimtari i saj?

Bibla i përgjigjet kësaj pyetjeje te PSALMI 37:10, 11 dhe te ZBULESA 21:3, 4.