Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 SHTOJCA

Mposhte vesin e masturbimit!

Mposhte vesin e masturbimit!

Ky ves që i shkakton pakënaqësi Perëndisë, ngulit te njerëzit qëndrime që nxitin egoizmin dhe ndotin mendjen. * Kush masturbohet, mund të nisë t’i shohë të tjerët thjesht si objekte seksuale për të kënaqur dëshirat e veta. Nuk e sheh më seksin si shprehje të dashurisë, por si një refleks fizik që i jep kënaqësi aty për aty dhe çliron tensionin seksual. Por ky çlirim është i përkohshëm. E vërteta është se masturbimi nuk i bën të vdesin gjymtyrët e trupit «në lidhje me kurvërinë, ndyrësinë, urinë [e papërshtatshme] seksuale», por i ndez ato.​​—Kolosianëve 3:5.

Apostulli Pavël shkroi: «Të dashur, meqë kemi këto premtime, le të pastrohemi nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës, dhe ta përsosim shenjtërinë në frikën e Perëndisë.» (2 Korintasve 7:1) Mos u dëshpëro nëse e ke shumë të vështirë t’i zbatosh këto fjalë. Jehovai është gjithnjë ‘gati të falë’ e të të ndihmojë. (Psalmi 86:5; Luka 11:​9-13) Madje, zemra që të dënon dhe përpjekjet për ta lënë këtë ves, pavarësisht se dështon ndonjëherë, tregojnë se ke një qëndrim të mirë. Mos harro edhe se «Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe di gjithçka». (1 Gjonit 3:20) Ai nuk sheh vetëm mëkatet tona, por njeriun në tërësi. Kjo njohuri i jep mundësi t’i dëgjojë me dhembshuri përgjërimet tona të zjarrta për mëshirë. Prandaj,  kurrë mos u lodh t’i lutesh me përulësi e me zjarr Perëndisë, ashtu si shkon një fëmijë te babai i vet kur është në telashe. Jehovai do të të bekojë me një ndërgjegje të pastër. (Psalmi 51:​1-12, 17; Isaia 1:18) Natyrisht, duhet të bësh hapat e nevojshëm në përputhje me lutjet e tua. Për shembull, duhet të përpiqesh të shmangësh çdo formë pornografie, si dhe shoqëritë e këqija. *

Nëse problemi me masturbimin vazhdon, fol për këtë me një nga prindërit nëse është i krishterë ose me një mik të pjekur frymësisht, që interesohet për ty. *​​—Proverbat 1:​8, 9; 1 Selanikasve 5:14; Titit 2:​3-5.

^ par. 1 Masturbimi është përkëdhelja ose fërkimi i organeve gjinore, që zakonisht shkakton orgazmë.

^ par. 2 Shumë familje kanë gjetur si mënyrë praktike për të mbajtur nën kontroll përdorimin e kompjuterit në shtëpi, vendosjen e tij në një hapësirë të përbashkët. Gjithashtu, disa familje blejnë programe që filtrojnë materialet e padëshiruara. Megjithatë, asnjë programi s’mund t’i besosh plotësisht.

^ par. 1 Për sugjerime praktike si të mposhtësh masturbimin, shih artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si ta mposht këtë ves?», në Zgjohuni!, nëntor 2006, si dhe faqet 178-182 të librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimi 1.