Jehovai e dërgoi Jezuin në tokë. 1 Gjonit 4:9

Nëse duam t’i pëlqejmë Jehovait, duhet të dëgjojmë edhe një person tjetër të rëndësishëm. Shumë kohë para se të krijonte Adamin, Jehovai krijoi një engjëll të fuqishëm.

Me kalimin e kohës, Jehovai e dërgoi atë në tokë që lindte në Betlehem nga një virgjëreshë që quhej Mari. Foshnjës i vunë emrin Jezu.Gjoni 6:38.

Kur ishte në tokë si njeri, Jezui pasqyroi në mënyrë të përsosur cilësitë e Perëndisë. Ai ishte i mirë, i dashur dhe i afrueshëm. Pa frikë u mësonte të tjerëve të vërtetën për Jehovain.

 Jezui bënte të mira, por atë e urrenin. 1 Pjetrit 2:21-24

Gjithashtu, Jezui shëroi të sëmurë dhe ringjalli disa që kishin vdekur.

Udhëheqësit fetarë e urrenin Jezuin, sepse u tregonte njerëzve që mësimet e tyre ishin të rreme dhe sjellja e tyre ishte e ligë.

Udhëheqësit fetarë ua mbushën mendjen romakëve që ta rrihnin dhe ta vritnin Jezuin.