Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 PJESA 1

A interesohet Perëndia për ne?

A interesohet Perëndia për ne?

BOTA sot është plot me probleme. Luftërat, katastrofat natyrore, sëmundjet, varfëria, korrupsioni dhe të këqija të tjera, mundojnë miliona njerëz. Edhe ti ndoshta has probleme çdo ditë. Kush mund të na ndihmojë? A interesohet ndokush për ne?

Dashuria që ka Perëndia për ne është më e madhe se dashuria e një nëne për foshnjën e vet

Jemi të sigurt se Perëndia interesohet vërtet. Në Fjalën e tij të Shenjtë, ai thotë: «A mund ta harrojë një grua foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut? Edhe sikur ato të harrojnë, unë nuk do të të harroj.» *

A nuk të ngushëllon kjo? Dashuria e Perëndisë është shumë më e madhe se dhembshuria e butë që ka një nënë për foshnjën e vet​—një nga ndjenjat më të fuqishme njerëzore. Perëndia nuk do të na braktisë kurrë! Në fakt, tashmë na ka ardhur në ndihmë në një mënyrë të mrekullueshme. Si? Duke na treguar çelësin për një jetë të lumtur​—të kemi vërtet besim.

Po të kesh vërtet besim, do të jesh i lumtur. Një besim i tillë do të të ndihmojë të shmangësh shumë probleme dhe të përballosh me sukses probleme që nuk mund t’i shmangësh. Gjithashtu, do të të afrojë me Perëndinë, dhe kjo do të të sjellë paqe në mendje e në zemër. Dhe, nëse ke vërtet besim, të pret një e ardhme e mrekullueshme​—jeta e përhershme në Parajsë!

Por, çfarë do të thotë të kesh vërtet besim? Si mund ta zhvillosh këtë besim?

^ par. 4 Shih Isainë 49:15 në Shkrimet e Shenjta.