Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Meksikë: Mësuan braile së bashku

 PREDIKOJNË DHE MËSOJNË NË MBARË BOTËN

Kontinentet amerikane

Kontinentet amerikane
  • VENDE 57

  • POPULLSIA 998.254.087

  • LAJMËTARË 4.154.608

  • STUDIME BIBLIKE 4.353.152

«Do ta mësojmë bashkë»

Ismaeli, i cili jeton në Meksikë, vendosi të lexonte të gjithë Biblën. Brenda vitit e lexoi atë dy herë, por më pas humbi shikimin. Disa vite më vonë, Anheli, një Dëshmitar i Jehovait, e takoi Ismaelin dhe i foli për premtimet e Zotit. Ismaeli ishte i etur të dinte më shumë, por u shpreh: «Jam i verbër; nuk e lexoj dot Biblën.»

 Anheli e siguroi: «Mos u shqetëso, do të ta mësoj unë gjuhën braile.»

«E di këtë gjuhë?»,​—pyeti Ismaeli.

«Jo, por do ta mësojmë bashkë»,​—u përgjigj Anheli. Ismaeli nuk arrinte ta besonte se Anheli do ta bënte këtë gjë për të. Anheli shkoi në shtëpi, bëri kërkime se si të lexonte në braile dhe përgatiti shkronja me reliev në një copë kartoni. Më vonë, filloi t’i mësonte Ismaelit si të lexonte në braile. S’kaloi shumë e Ismaeli mësoi alfabetin brail, ndiqte mbledhjet e lexonte botimet tona në këtë gjuhë. Tani Anheli studion Biblën me katër persona që janë të verbër. Atyre u pëlqen shumë të flasin për jetën në Parajsë, kur do të jenë në gjendje të shohin përsëri.

Ajo nuk e njohu

Vianei, një motër 14-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan: «Në orën e sociologjisë, mësuesi zëvendësues filloi të fliste për fetë. Ai na kërkoi të renditnim disa prej tyre, kështu që unë përmenda Dëshmitarët e Jehovait. Shokët e klasës sime qeshën e thanë se ne u harxhojmë kohën kot, se nuk kemi asgjë më të mirë për të bërë dhe se ata i hedhin botimet që u lëmë. Edhe mësuesi foli keq për ne.

Iu luta Jehovait të kisha guxim për t’u dhënë dëshmi. U thashë se ne shkojmë në shtëpitë e tyre jo  sepse duam t’u marrim kohën, por sepse Jehovai na dërgon t’u japim këshilla praktike që bazohen në Bibël. U kërkova të mos i hidhnin botimet; ato mund t’u ndryshonin jetën e t’i shpëtonin. Mësuesi më kërkoi falje dhe më premtoi se herën tjetër që do t’i trokiste një Dëshmitar, do t’ia hapte derën, do ta dëgjonte e do t’i lexonte botimet. Nuk mendova se e kishte me gjithë mend atë që tha.

 E pashë mësuesin pas katër muajsh dhe për habinë time, ai po studionte Biblën. Gjashtë muaj më vonë, më kërkoi nëpër shkollë për të më falënderuar që i predikova. Mezi e njoha sepse kishte prerë flokët e kishte hequr mjekrën. Tani ai është lajmëtar i papagëzuar.»

Predikojnë në Amazonë

Vitin e kaluar, rajoni i paanë i Amazonës ishte në qendër të vëmendjes së popullit të Jehovait në Brazil.  Mjaft njerëz në ato vise nuk e kanë pasur kurrë mundësinë të dëgjojnë lajmin e mirë. Me këtë në mendje, Trupi Udhëheqës miratoi një fushatë speciale predikimi që do të zgjaste një vit për të kontaktuar mijëra veta, të cilët jetojnë në disa nga zonat më të izoluara të Amazonës.

Brazil: Predikojnë në Amazonë

Zyra e degës zgjodhi të dërgonte lajmëtarë të Mbretërisë në 53 qytete që janë të shpërndarë përgjatë rrjetit të stërmadh të rrugëve ujore të Amazonës. Më se 6.500 lajmëtarë iu përgjigjën kësaj thirrjeje brenda katër muajve.

Në qytetin e largët të Anamës, ku s’kishte asnjë lajmëtar të Mbretërisë, dhjetë motra e vëllezër qëndruan për 11 ditë, shpërndanë mbi 12.500 botime dhe filluan rreth 200 studime biblike, të cilat i vazhdojnë me telefon. Gjatë kohës që qëndruan atje vëllezërit organizuan mbledhje. Ata u emocionuan tej mase kur panë se në mbledhjen e fundit morën pjesë 90 veta. Efekti i plotë i fushatës ngelet ende për t’u parë.

I rekomandon jw.org

Heiseli dhe Mariana, në Venezuelë, kanë gjashtë vjet që janë në të njëjtën klasë. Mariana e tallte shpesh Heiselin për shkak të fesë. Ajo ishte e bindur se Heiseli s’merrte vesh fare nga jeta. Një ditë, pasi e vuri prapë në lojë, motrës sonë i shkoi në mendje t’i thoshte: «Mariana, hyr pak në faqen tonë të internetit, jw.org. Pastaj shko te ‘Gjej video’ dhe kliko mbi ‘Adoleshentët’.»

Atë pasdite Mariana e telefonoi Heiselin dhe i tha: «Tani e kuptoj sjelljen tënde.»

 Meqë nuk e kishte të qartë ku donte të dilte, Heiseli e pyeti: «Prapë po tallesh me mua?»

Mariana iu përgjigj: «Jo, nuk do tallem më kurrë me ty. Falë teje, tani e kuptoj fare mirë se ajo që unë quaja ‘të shijosh jetën’ ka qenë shkaku i shumë problemeve të mia.» U morën masa që Mariana të studionte Biblën rregullisht e tani ajo ndjek të gjitha mbledhjet.

Pyetje për priftin

Zherulës, e cila punonte si sekretare për kishën e saj në Haiti, i bëri përshtypje që Dëshmitarët i kthyen përgjigje nga Bibla për të gjitha pyetjet që kishte. Së bashku me të bijën pranuan një studim biblik. Ngaqë  u prekën nga ajo që po mësonin, kërkuan të studionin dy herë në javë.

Tre muaj pasi kishin filluar studimin e Biblës, Zherula iu afrua priftit të kishës dhe i drejtoi katër pyetje: «Në cilin vit u bë Jezui mbret? Ku shkojnë njerëzit e mirë kur vdesin? Po të ligjtë? Ku vdiq Jezui, në kryq apo në shtyllë?» Prifti i tha se mund t’i përgjigjej vetëm pyetjes së dytë dhe të tretë. Ai vazhdoi: «Dëshmitarët e Jehovait besojnë se 144.000 veta do të shkojnë në qiell. Por unë mendoj se të gjithë ata që bëjnë vullnetin e Zotit do të shkojnë atje. Ndërsa të ligjtë do të digjen përgjithmonë në ferr.» Kur i kërkoi t’ia vërtetonte me shkrime nga Bibla, ai nuk qe në gjendje t’i tregonte as edhe një. Sa u zhgënjye Zherula! Ama, tani ishte më e vendosur se kurrë të vazhdonte studimin e Biblës. Dha dorëheqjen nga kisha dhe u shpreh se për tre muaj që studioi me Dëshmitarët e Jehovait mësoi më shumë për Biblën se në mbi 30 vjet që kishte shkuar në kishë. Zherula dhe e bija u pagëzuan së fundmi dhe kanë filluar të studiojnë Biblën me 23 veta në fshat.

Haiti: Zherula dhe e bija kanë shumë studime biblike