Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Makao

 PREDIKOJNË DHE MËSOJNË NË MBARË BOTËN

Azia dhe Lindja e Mesme

Azia dhe Lindja e Mesme
  • VENDE 49

  • POPULLSIA 4.464.374.770

  • LAJMËTARË 728.989

  • STUDIME BIBLIKE 771.272

Nga një bisedë shumë pranuan të vërtetën

Xhonatani në Filipine po priste të takonte mjekun. Ngaqë i ra në sy veshja e tij elegante dhe paraqitja e rregullt, një grua në recepsion e pyeti nëse punonte si agjent siguracionesh. Xhonatani i tha se ishte Dëshmitar i Jehovait dhe se kishte ardhur për të ndihmuar një Dëshmitar tjetër që kishte nevojë për kujdes  shëndetësor. Recepsionistes, Lajlës, i bëri përshtypje kjo dhe i tregoi Xhonatanit se babai i saj, që kishte vdekur nga pak kohë, e lexonte rregullisht revistën Kulla e Rojës. Xhonatani i tregoi Gjonin 5:28, 29 dhe i dha një kopje të fletushkës Çfarë shprese ka për të vdekurit?

Filipine: Xhonatani i predikoi recepsionistes

Gjatë vizitave të mëvonshme në spital ai i la Lajlës botime të tjera dhe e prezantoi me një motër që nisi të studionte Biblën me të. Brenda pak kohe bashkëshorti  i Lajlës, mamaja dhe motra më e vogël, që jetonin të gjithë bashkë, filluan të studionin.

Fqinja e Lajlës, Roza, iu afrua asaj dhe e pyeti pse kishte kaq shumë mysafirë në apartamentin e saj. Lajla i shpjegoi se po studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Si rrjedhojë, Roza nisi studimin dhe kur shkoi në vendlindje të takonte motrën, i foli plot entuziazëm rreth gjërave që po mësonte. Motra e saj, Abigaila, u bë kurioze nga çfarë dëgjoi, kështu që kërkoi të studionte Biblën. Edhe e ëma e Rozës pranoi një studim biblik.

Lajla u pagëzua në një kongres rajonal që u mbajt kohët e fundit. Edhe mamaja e saj është pagëzuar. Roza bashkë me të motrën u pagëzuan vitin e kaluar. Mamaja e Rozës merr pjesë rregullisht në mbledhje. Disa pjesëtarë të tjerë të familjes së Lajlës po vazhdojnë studimin. E gjithë kjo ndodhi nga një bisedë e vetme në spital.

Përdorin teknologjinë për t’u predikuar personave që nuk dëgjojnë

Predikimi në gjuhën e shenjave në Sri-Lankë po jep fryt. Në vitin 2015, Dëshmitarët kishin më pak se 80 adresa të personave që nuk dëgjojnë, të cilat ishin të shkruara në copa letrash. Që atëherë është formuar kongregacioni i parë në gjuhën e shenjave në Sri-Lankë dhe është krijuar një bazë të dhënash në kompjuter me mbi 420 emra, si edhe adresat me koordinata të sakta. Vëllezërit kanë kontaktuar me pothuajse 80 përqind të tyre, personalisht, me anë të lidhjes me video ose me mesazhe. Një çift misionar raporton: «Tani lajmëtarët që shërbejnë në gjuhën e shenjave kanë një territor ku të predikojnë. Më parë mund të vizitonin vetëm ata që njihnin vetë.»

 Falënderime nga një zyrtar i qeverisë

Vëllezërit në Mongoli marrin pjesë në mënyrë aktive në dëshminë publike speciale në metropol, edhe kur temperatura arrin 30 gradë celsius nën zero. Një zyrtar i qeverisë mori disa botime nga stenda e më pas shkroi një letër falënderimi. Në të thuhej: «Unë jam budist. Kam shqyrtuar shumë besime, sepse jam i parimit që nuk duhet të ndjekim vetëm një rrugë, por të eksplorojmë edhe të tjera. Pasi lexova disa nga botimet që keni vënë në dispozicion të njerëzve, vendosa të shkruaj një letër për të shprehur si ndihem. Është më se e dukshme se keni shpenzuar shumë kohë dhe energji për të siguruar informacion praktik e të dobishëm. Nga botimet tuaja mësova se Bibla është një libër që çdokush duhet ta lexojë. Ky libër ka të vërtetën. Bibla siguron drejtim të besueshëm për jetën. Doja të falënderoja të gjithë individët që përpiqen me tërë forcat t’i përkthejnë botimet në gjuhën mongole. Gjithashtu, doja të falënderoja të gjithë ata që i shpërndajnë këto botime për t’u ardhur në ndihmë njerëzve, pavarësisht nëse temperaturat janë ekstremisht të larta a të ulëta.»

Mongoli: Dëshmi publike në mot të ftohtë

Iu dëgjua lutja

Hong-Kong, një pionier i quajtur Bret iu afroi një të riu afër të tridhjetave dhe i prezantoi fletushkën Ç’duhet të kesh që familja jote të jetë e lumtur? Me të parë fletushkën atij iu mbushën sytë me lot. Ai shpjegoi se ishte rritur në të vërtetën, por në moshën 16-vjeçare ia mbathi nga shtëpia. Pesë vitet e mëvonshme jetoi në rrugë dhe drogohej, derisa një shoqatë bamirësie i dha ndihmë.

Vazhdoi të tregonte se mëngjesin që takoi këtë vëlla ishte lutur duke thënë këto fjalë: «Nëse feja në të cilën u  rrita është e vërteta, të lutem më jep sot një shenjë.» U bind se lutja e tij kishte marrë përgjigje. Të dy u ulën në një kafene aty pranë dhe shqyrtuan disa pika nga broshura Kthehu te Jehovai! Ngaqë i riu duhej të kthehej në Francë atë mbrëmje, morën masa që të mbeteshin në kontakt. Më vonë, ai i shkroi Bretit: «Vëllai im i dashur, Jehovai iu është përgjigjur lutjeve të mia. Të dielën do të shkoj në Sallën më të afërt të Mbretërisë.» Ai u lidh me Dëshmitarët në Francë dhe filloi të studionte Biblën e të ndiqte mbledhjet.