Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 GJEORGJIA

Dashuria tejkalon kufijtë

Dashuria tejkalon kufijtë

KOHË para se të lindte vogëlushja Sanel, mjekët i thanë prindërve, se edhe po të mbijetonte, do të kishte probleme të rënda me shëndetin. Që ditën e parë të jetës kishte nevojë të operohej. Prindërit e saj që jetonin në Abkazi​—një rajon që kishte shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia—​nuk po gjenin dot një kirurg që pranonte ta operonte Sanelin pa gjak.

Prindërit folën me Komitetin vendës të Lidhjes me Spitalet (KLS). * Sa u lehtësuan kur vëllezërit e KLS-së shumë shpejt gjetën një kirurg në Tbilis, kryeqytetin e Gjeorgjisë, që ishte i gatshëm të bashkëpunonte. Mamaja e Sanelit ende s’e kishte marrë veten nga lindja dhe s’mund të udhëtonte. Prandaj vendosën që vogëlushen ta çonin në spital, në Tbilis, gjyshet e saj, që të dyja Dëshmitare.

Operacioni delikat doli me sukses. Pak pas kësaj, gjyshet shkruan: «Qëndruam në spital mbi 20 ditë. Gjatë asaj periudhe, na erdhën për vizitë plot motra e vëllezër gjeorgjianë e na ofruan ndihmë. Shumë u bashkuan me ndjenjat tona. Kishim lexuar për dashurinë që tregon vëllazëria jonë, por tani e përjetuam nga afër.»

^ par. 4 Në Gjeorgji, pleqtë që shërbejnë në KLS-të janë lidhur me mbi 250 kirurgë, të cilët pranojnë të kryejnë ndërhyrje pa gjak.