Ishte shekulli i 10-të p.e.s. dhe kushtet ishin gati për një nga ngjarjet më dramatike që ka parë bota, ku u përballën e mira dhe e keqja. Elija ishte i rrethuar nga një popull pa besim, nga mbreti i tyre apostat dhe priftërinjtë vrastarë, por s’ishte vetëm. Mëso si ka treguar Jehovai se është i vetmi Perëndi i vërtetë dhe si vazhdon ta tregojë këtë deri më sot.

Bazuar te 1 Mbretërve 16:29-33; 1 Mbretërve 17:1-7; 1 Mbretërve 18:17-46 dhe 1 Mbretërve 19:1-8.