Jeta është dhuratë tejet e çmuar. Mënyra si e përdorim çdo ditë këtë dhuratë, tregon sa e vlerësojmë. Si Dëshmitarë të Jehovait përpiqemi që me talentet dhe aftësitë tona të nderojmë e të lëvdojmë Jehovain, Jetëdhënësin. (Ps 36:9; Zb 4:11) Gjithsesi, ankthet e përditshme të kësaj bote të ligë, mund t’i lënë në hije synimet që lidhen me adhurimin e Jehovait. (Mr 4:18, 19) Secili prej nesh bën mirë të pyesë veten: «A po i jap vërtet më të mirën Jehovait? (Ho 14:2) Si ndikon puna ose karriera te shërbimi im? Çfarë synimesh kam vënë? Si mund ta zgjeroj shërbimin?» Nëse dallon se ka vend për përmirësim, lutju Jehovait për ndihmë dhe bëj ndryshimet e nevojshme. S’ka pikë dyshimi se, nëse e lëvdon Jehovain çdo ditë, do të kesh një jetë shpërblyese e të lumtur!​—Ps 61:8.

Kujt po ia jep talentet e tua?

SHIHNI VIDEON PËRDORINI TALENTET TUAJA PËR JEHOVAIN DHE PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse nuk është e mençur t’ia japësh talentet e tua botës së Satanait? (1Gjo 2:17)

  • Çfarë bekimesh marrin ata që i japin më të mirën Jehovait?

  • Në cilat forma të shërbimit të shenjtë mund të përdorësh vullnetarisht talentet dhe aftësitë e tua?