A dëshiron të qëndrosh besnik në sprova si Danieli? Ai e studionte me zell Fjalën e Perëndisë, përfshirë profecitë e thella. (Dn 9:2) Studimi i zellshëm i Biblës mund të të ndihmojë të qëndrosh besnik. Në ç’kuptim? Të forcon besimin se gjithë premtimet e Jehovait do të dalin të vërteta. (Js 23:14) Gjithashtu, të thellon dashurinë për Perëndinë, ajo që të motivon për të bërë çka është e drejtë. (Ps 97:10) Nga t’ia fillosh? Shqyrto sugjerimet e mëposhtme.

  • Çfarë duhet të studioj? Zakonet e mira të studimit përfshijnë përgatitjen për mbledhjet e kongregacionit. Leximi javor i Biblës do të jetë më i frytshëm nëse lë kohë që të bësh kërkime për pikat e paqarta. Veç kësaj, disa kanë zgjedhur të mësojnë më shumë për profecitë e Biblës, për aspektet e frytit të frymës së Perëndisë, për udhëtimet misionare të apostullit Pavël e madje për krijimin fizik të Jehovait. Nëse, gjatë ditës të lind një pyetje për Biblën, mbaje shënim dhe bëje pjesë të studimit tënd të radhës.

  • Ku të gjej më shumë informacion? Shih videon Mjete kërkimi për të zbuluar thesare nga Fjala e Perëndisë për ca ide. Për t’u ushtruar, bëj kërkime për identitetin e fuqive botërore të simbolizuara nga bishat e kapitullit 7 të Danielit.

  • Sa kohë duhet të studioj? Studimi i rregullt është thelbësor për të mbajtur marrëdhënie të fortë me Jehovain. Mund të fillosh me seanca të shkurtra studimi dhe gradualisht të shtosh kohën. Studimi i Fjalës së Perëndisë është si kërkimi i thesareve të fshehura; sa më shumë thesare gjen, aq më shumë dëshiron të gërmosh! (Pr 2:3-6) Dëshira e zjarrtë për Fjalën e Perëndisë do të të shtohet dhe studimi i rregullt i Biblës do të të bëhet shprehi.​—1Pj 2:2.

ÇFARË PËRFAQËSOJNË BISHAT E KAPITULLIT 7 TË DANIELIT?

PYETJE SHTESË:

Si u përmbush Danieli 7:8, 24?

PROJEKTI I RADHËS:

Çfarë përfaqësojnë bishat e kapitullit 13 të Zbulesës?