Meqë shtrëngimi i madh po afrohet, vepra jonë e predikimit është urgjente. (Pr 24:11, 12, 20) Për të ndihmuar njerëzit, mund t’u drejtojmë vëmendjen te Fjala e Perëndisë dhe te siti ynë me anë të kartëvizitave. Kartëvizitat përmbajnë një kod që të çon te video Pse ta studiosh Biblën? si edhe një ftesë për të kërkuar më shumë informacion ose një studim biblik. Shumë njerëz nuk pranojnë literaturë, por janë të gatshëm të vizitojnë sitin tonë. Prandaj, mos ngurroni t’u jepni një kartëvizitë. Gjithsesi, mos lini kartëvizita kur njerëzit nuk tregojnë interes.

Ndërsa kryen aktivitetet e përditshme, mund të ngjallësh kuriozitetin e dikujt thjesht duke thënë: «Kam diçka që mendoj se do të të pëlqejë. Kjo kartëvizitë të drejton te një sit që ka informacione dhe video falas për një shumëllojshmëri temash.» (Gjo 4:7) Meqë kartëvizitat janë të vogla, mund të mbash disa me vete për t’ua shpërndarë të tjerëve në çdo rast.