Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Si të bësh komente të mira

Si të bësh komente të mira

Komentet e mira e ndërtojnë kongregacionin. (Ro 14:19) U sjellin dobi edhe atyre që komentojnë. (Pr 15:23, 28) Prandaj është mirë të përpiqemi të komentojmë të paktën një herë në çdo mbledhje. Sigurisht që nuk do të na e japin fjalën sa herë e ngremë dorën. Për këtë arsye, është më mirë të përgatitim disa komente.

Një koment i mirë . . .

  • është i thjeshtë, i qartë dhe i shkurtër. Në shumicën e rasteve zgjat 30 sekonda ose më pak.

  • është më i bukur kur thuhet me fjalët tona

  • nuk është përsëritje e një komenti të mëparshëm

Nëse komenton i pari, . . .

  • jep një përgjigje të thjeshtë e të drejtpërdrejtë

Nëse pyetja merr përgjigje, mund . . .

  • të tregosh si lidhet një shkrim i cituar me pikën që po shqyrtohet

  • të përmendësh si ndikon ajo pikë në jetën tonë

  • të shpjegosh si mund të përdoret informacioni për të ndihmuar të tjerët

  • të tregosh shkurtimisht një përvojë që nxjerr në pah një pikë kryesore