Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | GJONI 5-6

Ndiqe Jezuin me motivin e duhur

Ndiqe Jezuin me motivin e duhur

6:9-11, 25-27, 54, 66-69

Kur Jezui u tha dishepujve një ilustrim që iu duk i vështirë për t’u kuptuar, disa u penguan dhe nuk ecën më me të. Vetëm një ditë më parë, Jezui i kishte ushqyer me anë të një mrekullie duke vërtetuar se fuqinë e kishte nga Perëndia. Atëherë pse u penguan? Me sa duket, e ndiqnin për motive egoiste. Shoqëroheshin me Jezuin për përfitime materiale.

Çdonjëri prej nesh bën mirë të pyesë veten: «Pse e ndjek Jezuin? A e bëj kryesisht për bekimet që gëzoj tani dhe në të ardhmen? Apo sepse e dua Jehovain dhe dëshiroj t’i pëlqej atij?»

Pse mund të pengohemi nëse kryesisht i shërbejmë Jehovait për këto arsye:

  • Ngaqë na pëlqen shoqëria e popullit të Jehovait

  • Ngaqë duam të jetojmë në Parajsë