Me anë të ilustrimit të grurit dhe të egjrave, Jezui tregoi si dhe kur do të nxirrte nga gjiri i njerëzimit tërë klasën e grurit të të krishterëve të mirosur; mbjellja filloi në vitin 33 të e.s.

13:24

‘Një njeri mbolli farë të mirë në arën e vet’

  • Mbjellësi: Jezu Krishti

  • Mbillet farë e mirë: Dishepujt e Jezuit mirosen me frymë të shenjtë

  • Ara: Njerëzimi

13:25

«Kur njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë»

  • Armiku: Djalli

  • Njerëzit po flinin: Vdekja e apostujve

13:30

«Lërini të rriten bashkë deri kur të bëhen për t’u korrur»

  • Gruri: Të krishterët e mirosur

  • Egjrat: Të krishterët e shtirur

«Mblidhni më parë egjrën . . . ; pastaj shkoni të mblidhni grurin»

  • Skllevërit/​korrësit: Engjëjt

  • Mbledhja e egjrave: Të krishterët e shtirur ndahen nga të krishterët e mirosur

  • Mblidhen dhe futen në depo: Të krishterët e mirosur mblidhen në kongregacionin e rivendosur

Kur koha e korrjes filloi, çfarë i dallonte të krishterët e vërtetë nga të shtirurit?

Si nxjerr dobi kur e kuptoj këtë ilustrim?