PSE KA RËNDËSI?: Nëse «qëllimet në zemrën e njeriut janë si ujëra të thella», atëherë pyetjet janë si një kovë për t’i nxjerrë në sipërfaqe. (Pr 20:5) Pyetjet na ndihmojnë t’i përfshijmë dëgjuesit në bisedë. Përgjigjet e pyetjeve të zgjedhura me kujdes shpesh na sigurojnë informacion të vlefshëm. Jezui i përdori pyetjet me efektshmëri. Si mund ta imitojmë?

SI TA ARRISH?:

  • Bëj pyetje për të ditur pikëpamjen e tjetrit. Jezui bëri disa pyetje për të kuptuar pikëpamjen e dishepujve. (Mt 16:13-16; be 238 ¶3-5) Çfarë pyetjesh mund të bësh që të kuptosh pikëpamjen e tjetrit?

  • Bëj pyetje ndihmëse. Për të ndrequr pikëpamjen e Pjetrit, Jezui i bëri pyetje dhe i tregoi përgjigjet e mundshme që e drejtuan në përfundimin e duhur. (Mt 17:24-26) Çfarë pyetjesh mund të bësh që të ndihmosh dikë të nxjerrë përfundimin e duhur?

  • Lavdëroje dëgjuesin. Jezui lavdëroi një skrib që «u përgjigj me zgjuarsi». (Mr 12:34) Si mund të lavdërosh dikë që i është përgjigjur një pyetjeje?

SHIHNI PJESËN E PARË TË VIDEOS BËNI VEPRËN QË BËRI JEZUI—MËSONI DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse në këtë rast mësimdhënia çalon, ndonëse informacioni është i saktë?

  • Pse nuk duhet të mjaftohemi vetëm me shpjegimin e informacionit?

SHIHNI PJESËN E DYTË TË VIDEOS DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si i përdori me efektshmëri pyetjet vëllai?

  • Ç’aspekte të tjera të mësimdhënies së tij mund të imitojmë?

Si ndikon mësimdhënia jonë te të tjerët? (Lu 24:32)