Kur Jezui ishte në tokë, theksoi urdhrin: «Ndero atin dhe nënën tënde.» (Da 20:12; Mt 15:4) Sigurisht që Jezui kishte liri fjale, sepse, kur ishte i ri, ‘u nënshtrohej vazhdimisht’ prindërve. (Lu 2:51) Por edhe kur u bë burrë, Jezui u sigurua që, për nënën e tij, të kujdeseshin pas vdekjes së tij.​—Gjo 19:26, 27.

Po kështu sot, të rinjtë e krishterë që u binden dhe u flasin me respekt prindërve, tregojnë se i nderojnë. Faktikisht urdhri për të nderuar prindërit mbetet i vlefshëm në çdo kohë. Edhe kur prindërit tanë moshohen, duhet të vazhdojmë t’i respektojmë duke nxjerrë dobi nga mençuria e tyre. (Pr 23:22) Po ashtu, i nderojmë prindërit e moshuar kur u japim kujdesin e duhur emocional dhe financiar. (1Ti 5:8) Qofshim të rinj, qofshim të rritur, një faktor kyç për t’i nderuar prindërit është komunikimi i mirë me ta.

SHIHNI VIDEON ME SKICIME SI TË FLAS ME PRINDËRIT? DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse mund ta kesh të vështirë të flasësh me prindërit?

  • Si mund t’i nderosh prindërit kur flet me ta?

  • Pse ia vlen përpjekja për të komunikuar me prindërit? (Pr 15:22)

    Komunikimi me prindërit mund të të ndihmojë të kesh sukses në jetë